Andrra App është një hapësirë mbështetëse dhe informuese e krijuar me qëllim që të gjithë prindërit të kenë një udhëzues besnik në rrugën e prindërimit. Ky aplikacion shërben si miku më i mirë dhe i plotë i çdo prindi, duke ofruar informacion të vlefshëm dhe këshilla të shumta për të bërë vendimet më të mira për familjen e tyre. Andrra App ofron një përmbajtje të pasur dhe të përditësuar për shtatzënat, prindërit dhe bebet, bazuar në burimin më të besueshëm të informacionit për shtatzëni dhe prindërimit. Ky aplikacion është i veçantë, pasi përmban një gamë të gjërë të temave, nga mirëqenia e nënës dhe kujdesi i foshnjës deri te rritja dhe zhvillimi i fëmijës. Me një ndërfaqe interaktive dhe të lehtë për t’u përdorur, përdoruesit mund të ndjekin zhvillimin e fëmijës, të shënojnë ngjarjet e rëndësishme dhe të kenë një kalendar personalizuar me datat e rëndësishme të shtatzënisë dhe zhvillimit të fëmijës. Gjithashtu, Andrra App ndërton një komunitet solidariteti, duke lejuar prindërit të ndajnë historitë e tyre dhe të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje për njëri-tjetrin në këtë rrugë emocionuese të prindërimit.