Udhëtimi gjatë shtatzënisë mund të jetë i këndshëm si asnjëherë më parë, për sa kohë që planifikoni përpara. Flisni me mjekun tuaj përpara se të niseni, por nëse nuk keni një shtatzëni me rrezik të lartë ose komplikime të tjera, ai do t’ju japë dritën e gjelbër. Shumica e grave mund të udhëtojnë lehtë në tremujorin e tretë – megjithëse fluturimi nuk lejohet pas 36 javësh dhe shumë avio kompani nuk lejojnë udhëtimin pas javës së 24 të shtatzënisë.
A është i sigurt udhëtimi gjatë shtatzënisë?
Po, është përgjithësisht e sigurt për të udhëtuar gjatë shtatzënisë për sa kohë që nuk jeni shumë afër datës së lindjes dhe nuk jeni duke përjetuar ndonjë ndërlikim serioz të shtatzënisë. Ka masa paraprake të veçanta për të marrë, sigurisht, dhe ju mund ta gjeni veten duke shkuar në banjo më shumë se sa jeni mësuar, por kjo është mëse normale.
Para se të paketoni valixhen tuaj, bisedoni me mjekun tuaj për t’u siguruar që është e pa rrezikshme për ju të udhëtoni dhe se destinacioni juaj është një zgjedhje e mirë. Ju duhet të shmangni vendet ku sëmundjet infektive janë të përhapura (ose ka shpërthime të larta të Zikës ose malaries, për shembull). Pandemia e COVID-19 i ka bërë njerëzit të rimendojnë se ku ndihen të sigurt edhe për të udhëtuar; nëse jeni plotësisht i vaksinuar, CDC (Centers for Disease Control and Prevention) thotë se mund të udhëtoni, por është gjithmonë më mirë të konsultoheni fillimisht me mjekun tuaj.
Është e sigurt të fluturosh edhe kur je shtatzënë, dhe shumica e linjave ajrore do t’ju lejojnë të fluturoni deri në javën e 36-të të shtatzënisë. Linjat ndërkombëtare mund të kenë rregulla të ndryshme, prandaj sigurohuni që të kontrolloni me kompaninë ajrore përpara se të rezervoni ndonjë gjë. Mjeku juaj do t’ju thotë të shmangni fluturimin nëse keni një shqetësim shëndetësor që mund të kërkojë kujdes urgjent, ose ndonjë gjendje tjetër shëndetësore që nuk kontrollohet mire në udhëtim.
Kur duhet shmangur udhëtimet e shtatzënisë
Është më mirë të shmangni udhëtimet gjatë shtatzënisë nëse keni ndonjë gjendje shëndetësore që mund të jetë kërcënuese për jetën si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj.
Nëse keni ndonjë nga problemet e mëposhtme, mjeku juaj me siguri do t’ju këshillojë të mos udhëtoni:
• Shkëputje të placentës
• Preeklampsi
• Jeni në lindje të parakohshme ose aktive
• Pamjaftueshmëri të qafës së mitrës (qafa e mitrës jokompetente)
• Thyerje e parakohshme të membranave (PROM)
• Dyshim pë shtatzëni ektopike
• Gjakderdhje vaginale
Kur është koha më e mirë për të udhëtuar kur jeni shtatzënë?
Koha më e bukur për udhëtimet e shtatzënisë është gjatë tremujorit të dytë, midis javës 14 dhe 27 javë. Në tremujorin e dytë, çdo vështirësi që keni pasur me të vjellat e mëngjesit dhe po ashtu lodhjen gjatë javëve të mëparshme të shtatzënisë duhet të jetë zbutur – dhe pas 12 javësh, rreziku i abortit zvogëlohet gjithashtu ndjeshëm. Gjithashtu jeni ende shumë larg për t’u shqetësuar për rraskapitjen e tremujorit të tretë ose për lindjen e parakohshme.
Nivelet tuaja të energjisë me siguri do të jenë të mira edhe gjatë tremujorit të dytë, dhe do të jetë ende relativisht e lehtë dhe e rehatshme për ju të udhëtoni dhe lëvizni në këtë kohë. Mbani në mend se sapo të keni mbushur tremujorin e tretë, udhëtimi i shtatzënisë mund të jetë më i vështirë pasi që e keni më të vështirë të lëvizni dhe të qëndroni ulur për periudha të gjata kohore.
“Check” Lista e udhëtimit tuaj gjatë shtatzënisë
Udhëtimi i çdo lloji kërkon përgatitje paraprake, por kur jeni shtatzënë dhe jeni duke udhëtuar, ajo listë para udhëtimit bëhet pak më e gjatë. Jepini vetes pak më shumë kohë se zakonisht për të planifikuar një udhëtim – dhe përdorni këshillat e mëposhtme për të qëndruar të sigurta dhe të rehat në aventurën tuaj të ardhshme.
Para se të udhëtoni
• Bisedoni me mjekun tuaj për të përcaktuar nëse udhëtimi juaj është i sigurt për ju dhe nëse ka ndonjë shqetësim mjekësor për t’u marrë parasysh. Është një ide e mirë të diskutoni për çdo aktivitet që planifikoni të bëni gjatë kohës që jeni larg. Nëse po planifikoni një udhëtim ndërkombëtar, sigurohuni që të pyesni për çdo vaksinë që ju nevojitet për zonat që po vizitoni.
• Sigurohuni që e dini orarin e analizave tuaja para lindjes. Planifikoni udhëtimin në mënyrë që të mos interferojë me oraret e analizave dhe testeve të zakonshme të shtatzënisë.
• Rezervoni një vend në karrigat e para në avion. Do të jeni më rehat duke qenë në gjendje të ngriheni, të shtriheni ose të shkoni në banjë në fluturime më të gjata.
• Bleni policë të sigurimit të udhëtimit. Ju nuk keni nevojë për sigurim të veçantë udhëtimi kur jeni shtatzënë, por nuk është ide e keqe të siguroni një policë. Diskutoni me sigurimin tuaj personal shëndetësor, gjithashtu, për t’u siguruar që polica mbulon komplikimet e mundshme të shtatzënisë gjatë udhëtimit ndërkombëtar.
• Merrni me vete të dhënat tuaja mjekësore. Nëse jeni në tremujorin tuaj të dytë ose të tretë, kërkoni gjinekologut ose mamisë tuaj një kopje dixhitale të pasqyres tuaj para lindjes. Zakonisht, kjo pasqyrë përfshin moshën tuaj, grupin tuaj të gjakut, emrin dhe informacionin e kontaktit të mjekut tuaj, datën e menstruacioneve të fundit, datën e lindjes, informacionin për çdo shtatzëni të mëparshme, faktorët e rrezikut për sëmundje, rezultatet e shtatzënisë – testet laboratorike relevante, historinë tuaj mjekësore dhe kirurgjikale dhe një regjistrim të shenjave vitale të marra në çdo vizitë.
• Mbani një listë me emrat dhe numrat që mund t’ju nevojiten në rast urgjence të ruajtur në telefonin tuaj dhe të shkruar në një copë letër (në rast se ndalet telefoni juaj). Kjo këshillë vlen edhe kur nuk jeni shtatzënë.
• Paketoni ilaçet dhe vitaminat e duhura para lindjes. Kjo mund të përfshijë gjithashtu një listë furnizimë të zgjeruar me barna me recetë dhe pa recetë. Sillni mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë udhëtimin tuaj dhe një recetë të shkruar që mund ta përdorni për të blerë ilaqe nëse ato ju humbin.
Gjatë udhëtimit tuaj
• Pini shumë ujë dhe vazhdoni të hani ushqime të shëndetshme. Mbani në mend se shumë restorante jashtë vendit zakonisht shërbejnë ushqime të papasterizuara (si djathërat e butë dhe qumështi), të cilat mund të jenë të rrezikshme për gratë shtatzëna për shkak të pranisë së listerisë.
• Shmangni ngrënien e mishit ose peshkut të papërpunuar ose të papjekur, pijeve me akull (i cili mund të jetë i kontaminuar), ujit jo të ambalazhuar dhe ushqimeve të tjera që mund të shkaktojnë diarre, gjë që mund të jetë më shumë problem për gratë shtatzëna sesa njerëzit e tjerë.
• Në fluturimet dhe udhëtimet e gjata, merrni shtrihuni kohë pas kohe, çohuni dhe ecni lart e poshtë në korridorin e aeroplanit. Dhe kur uleni, vendosni gjithmonë rripin e sigurimit.
• Çorapet e lehonisë janë të përshtatshme për t’i mbajtur me vete – si në transport ashtu edhe të veshura poshtë rrobave kur jeni jashtë dhe kur jeni duke eksploruar – sepse ato mund të lehtësojnë simptomat e këmbëve të ënjtura.
• Mos e mundoni veten. Mos harroni, ju jeni duke u rritur një fëmijë brenda. Ju mund të mos keni mjaft fuqi për të vizituar ndonjë gjë dhe të qëndroni netë të vona si dikur para shtatzënisë. Shfrytëzoni sa më shumë pushimet tuaja, por mos u shqetësoni nëse humbisni gjëra sepse keni nevojë për më shumë kohë pushimi nga eksplorimi sesa zakonisht.
• Mos harroni të bëni foto të barkut tuaj. Kur fëmija juaj të rritet, do të argëtoheni duke i treguar të gjitha vendet ku keni udhëtuar me të para se të lindte.
• Mbathni këpucë të rehatshme. Udhëtimi gjatë shtatzënisë është arsyeja më e mirë ndonjëherë për të hequr dorë nga ato stilet me rripa apo atletet tuaja të preferuara.
• Paketoni ushqime të lehta në mënyrë që të keni gjithmonë diçka për të frenuar oreksin tuaj nëse prisni gjatë për një restorant, nëse ngecni në trafik ose në një vend të largët pa ushqim.
• Mundohuni të shijoni më shumë në momentin me partnerët tuaj të udhëtimit. Pasi fëmija juaj të lindë, vëmendja juaj do të tërhiqet në një drejtim krejtësisht të ri.
Kur duhet të telefononi mjekun tuaj gjatë udhëtimit
Nëse keni ndonjë shqetësim mjekësor kur udhëtoni gjatë shtatzënisë, mos hezitoni të telefononi mjekun tuaj për këshilla. Më poshtë janë disa simptoma që kërkojnë patjetër të telefononi gjinekologun ose mjekun tuaj dhe kërkoni kujdes urgjent gjatë udhëtimit ose në shtëpi:
• Gjakderdhje vaginale
• Shenja e lindjes së parakohshme (përfshirë një dhimbje të vazhdueshme, pjeses së poshtme të shpinës, gjakderdhje, etj.)
• Membrana të këputura (uji juaj derdhet)
• Ngërçe të rënda
• Tension të lartë të gjakut
• Mundim ose të vjella të mëdha
• Simptoma të Covid-19
—
BURIMET
Ekipi andrra është i përkushtuar të ju ofrojë informacionin më të dobishëm dhe të besueshëm të shtatzënisë dhe prindërimit. Kur krijojmë dhe përditësojmë përmbajtje, ne mbështetemi në burime të besueshme: organizata të respektuara shëndetësore, grupe profesionale të shëndetësisë, ekspertë të tjerë dhe studime të publikuara në revista të vlerësuara nga mjekë me renome. Ne besojmë se duhet të dini gjithmonë burimin e informacionit që po shihni.