Andrra App

Andrra është këtu. Bashkohu me komunitetin tonë.​

Si të mbështesni një grua në lindje: Udhëzues rreth lindjes së fëmijëve për partnerët

Si partner i një gruaje në lindje, roli juaj më i madh është që të ofroni mbështetje dhe inkurajim gjatë gjithë procesit të lindjes. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të dini se çfarë të prisni (cfare ju pret), kështu që përpara se të vijë koha, sigurohuni që të kuptoni fazat e ndryshme të lindjes dhe të dini se si t’i caktoni kontraktimet. Në dhomën e lindjes, ju jeni avokati (zeri) i nënës dhe burimi kryesor i saj i rehatisë dhe sigurisë. Qëndroni të qetë, të sigurt dhe mbështetës.

Mbështetja e një gruaje në lindje është një rol tepër emocionues dhe i rëndësishëm. (Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se gratë që kanë mbështetje gjatë lindjes kanë më shumë gjasa të kenë rezultate pozitive, duke përfshirë këtu kohë më të shkurtër lindjeje dhe ulje të nevojës për ndërhyrje mjekësore).

Partnerja juaj do të kërkojë nga ju rehati, forcë dhe inkurajim gjatë gjithë procesit të lindjes. Megjithëse mund ta keni të vështirë ta shikoni atë në dhimbje (veshtirë ta shikoni procesin e dhimbjes dhe vështirësive në të cilën nëna kalon), ju do të zbuloni se lindja e fëmijës mund të jetë një nga momentet më shpërblyese të jetës.

Si të dalloni shenjat e lindjes?

Në fund të shtatzënisë, shumë gra kanë kontraktime të rreme që mund të ndihen si lindje. Zakonisht këto kontraktime nuk manifestohen me dhimbje të shtuara. Disa gra i përshkruajnë ato si një ndjesi shtrëngimi barku që vjen dhe shkon.

Këto janëshenjat kur partnerja juaj është duke përjetuar kontraktime reale:

  • Uji i saj mund të derdhet, duke rezultuar në rrjedhje lëngu. Kur qesja amniotike (e quajtur edhe çanta e ujërave) derdhet, shumë gra në mënyrë spontane fillojnë lindjen menjëherë pas kësaj. Nëse jo, lindja shpesh nxitet për të minimizuar rrezikun e infeksionit. Por mbani në mend se kontraktimet zakonisht fillojnë përpara se uji i partneres tuaj të derdhet.
  • Ajo mund të ketë dhimbje të vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës, si një ndjenjë ngërçesh, (e njejta dhimbje) si para menstruacioneve.
  • Ajo ka kontraktime që ndodhin në intervale të rregullta dhe gjithnjë e më të shkurtra dhe bëhen më të gjata dhe më të forta në intensitet.
  • Ajo kalon spinën e mukusit, e cila është në qafën e mitrës. Kjo nuk është gjithmonë një shenjë se lindja është afër – mund të jetë ende disa ditë larg. Por të paktën, kjo tregon se gjërat kanë filluar të ecin përpara.

Ndihmoni kontraktimet

Ndryshe nga filmat, shumica e grave presin me orë të tëra para se të shkojnë në spital. Zakonisht është më komode të kaloni fazat e hershme të lindjes në shtëpi. Dhe shumë spitale nuk do të pranojnë një grua në lindje derisa kontraktimet e saj të jenë të rregullta, të dhimbshme dhe të vijnë çdo tre deri në pesë minuta dhe qafa e mitrës të fillojë të zgjerohet.

Ju mund të dëshironi të caktoni kontraktimet në mënyrë periodike për të kuptuar se si gjërat po përparojnë, por nuk keni nevojë ta bëni këtë vazhdimisht.

Kontraktimet caktohen në sekonda nga fillimi i saj e deri në fillimin e tjetrit. Numëroni shpeshtësinë e kontraktimeve në minuta. Sidoqoftë, mos u zhytni shumë në përcaktimin e kohës së saktë të kontraktimeve, sepse mund ta bëjë lindjen të duket më e gjatë se sa që është.

Jini në dispozicion për të ndihmuar partneren tuaj të bëjë gjithçka që ajo dëshiron për të qëndruar e relaksuar në këtë pikë, si psh. të shikojë serialin e saj të preferuar në Netflix, të bëjë një shëtitje, të bëjë dush apo edhe të bëjë një sy gjumë. Kjo nuk është koha për të përfunduar projekte të punës ose për të bërë punët e shtëpisë.

Nëse partnerja juaj ka kontraktime të rregullta dhe të dhimbshme që zgjasin 30 sekonda ose më shumë, ajo ndoshta është në lindje të hershme. Mjeku ose mamia juaj mund t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur përmes telefonit se kur duhet të hyni në sallën e lindjes. Si rregull i përgjithshëm, nëse kontraktimet janë pesë minuta ose më pak, zgjasin më shumë se 30 sekonda dhe vazhdojnë në atë ritëm për një orë, është koha për të shkuar në spital.

Mos prisni që lindja të përfundojë brenda disa ore. Përvoja e çdo gruaje është e ndryshme, por është e nevojshme të kuptosh tre fazat e veçanta të lindjes:

Faza e parë e lindjes

Faza e parë në të vërtetë përbëhet nga tre faza:

  • Faza e hershme
    Kjo fazë zakonisht zgjatë deri në 12 orë, megjithëse zakonisht është më e shkurtër për foshnjat e dyta dhe ato pasuese. Derisa lindja përparon, kontraktimet bëhen më të gjata dhe më të forta.
  • Faza aktive
    Shpesh kjo fazë zgjatë deri në gjashtë orë, megjithëse mund të jetë shumë më e shkurtër. Ju duhet të jeni në spital ose në qendrën e lindjes deri tani ose gjatë rrugës për atje. Kontraksionet janë shumë më intensive, zgjasin rreth 40 deri në 60 sekonda dhe ndahen në një distancë prej tre deri në pesë minuta. Ndihma e partnerit tuaj me ushtrimet e frymëmarrjes dhe me teknikat e relaksimit do të hyjë në lojë gjatë kësaj faze. Nëse partnerja juaj ka vështirësi për ta përballuar ose nuk është e interesuar për një lindje pa qetësues, ky është momenti kur ajo mund të zgjedhë një lehtësim dhimbjesh epidurale ose mënyra të tjera.
  • Faza e tranzicionit
    Kjo fazë mund të zgjasë nga disa minuta deri në disa orë. Këtu gjërat të fillojnë të bëhen pak (ose shumë) më intensive. Kontraksionet zgjasin nga 60 deri në 90 sekonda dhe ndodhin dy ose tre minuta larg njëra-tjetres.

Faza e dytë e lindjes

  • Faza e dytë përfshin shtytjen dhe lindjen, dhe mund të zgjasë nga minuta në orë – mesatarja është rreth një orë për një nënë për herë të parë (më gjatë nëse ajo ka pasur një epidural). Kjo fazë përfundon me një moment që zakonisht është lehtësues dhe befasues: lindja e fëmiut tuaj.

Faza e tretë e lindjes

  • Nuk ka mbaruar akoma! Kjo fazë fillon menjëherë pasi fëmija juaj lind dhe përfundon me lindjen e placentës 5 deri në 10 minuta më vonë. Partnerja juaj mund të ketë të dridhura pas lindjes ose të ndjehet shumë e molisur gjatë kësaj faze. Nëse është kështu, jini gati t’i ofroni një batanije të ngrohtë dhe të mbani në krahë të porsalindurin tuaj, ndërkohë që partnerja juaj rifiton forcën e saj.

Jini fleksibël me planin e lindjes

Jo gjithmonë e njejta strategji lindjeje funksionojnë për të gjitha gratë, dhe secila ka dëshirat e veta për mënyrën se si dëshiron të shkojë lindja. (A dëshiron ajo një epidural? A dëshiron të kursejë apo të dhurojë gjakun e kordonit të foshnjës? A dëshiron që ta mbajë placentën e saj për kapsulim?) Shumë përpara datës së lindjes së foshnjës, gjeni kohë për të diskutuar për idetë dhe opsionet dhe për të bërë së bashku një plan lindjeje.

Gjithmonë duhet të keni parasyshë që jo gjithmonë lindja shkon sipas planit, prandaj përgatituni për befasi dhe ndryshim kursi.

Paketoni vetë çantën e spitalit

Shumica e nënave shtatzëna i përgatisin çantat e spitalit shumë përpara datës së tyre të lindjes. Por ndoshta edhe ju do e kaloni natën në spital, ndaj mos harroni të paketoni disa gjëra për veten tuaj. Aty mund të përfshini gjëra higjenike, lëngje dhe ushqim për të kaluar naten. Kafeja mund të bëhet miku juaj më i mire në këto situata.

Jini aty për të ofruar inkurajim

Prezenca juaj është një nga gjërat më të rëndësishme në këtë periudhë. Edhe nëse dëshironi – ose duhet – t’ia lini shumicën e gjërave praktike profesionistëve mjekësorë, prania juaj ka rëndësi. Partnerja juaj do të kërkojë inkurajim nga ju.

Shumë herë, procesi i lindjes mund të duket i frikshëm. Është e rëndësishme të menaxhoni frikën tuaj dhe të partneres tuaj duke bërë pyetje kur keni nevojë, duke ditur kur të mos shqetësoheni dhe duke krijuar një ndjenjë besimi dhe sigurie të qetë për gruan në lindje. Tani për tani, ju jeni partneri mbështetës – dhe keni një punë shumë të rëndësishme.

BURIMET

Ekipi andrra është i përkushtuar të ju ofrojë informacionin më të dobishëm dhe të besueshëm të shtatzënisë dhe prindërimit. Kur krijojmë dhe përditësojmë përmbajtje, ne mbështetemi në burime të besueshme: organizata të respektuara shëndetësore, grupe profesionale të shëndetësisë, ekspertë të tjerë dhe studime të publikuara në revista të vlerësuara nga mjekë me renome. Ne besojmë se duhet të dini gjithmonë burimin e informacionit që po shihni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *