Për t’u regjistruar në aplikacionin Andrra, ndiqni këto hapa të thjeshtë:
- Së pari, klikoni në butonin “Regjistrohu” për të filluar procesin. Do t’ju kërkohet të vendosni të dhënat tuaja thelbësore, duke përfshirë emailin, numrin e telefonit dhe fjalëkalimin.
- Pasi të keni plotësuar të dhënat e kërkuara, klikoni në butonin “Regjistrohu” për të konfirmuar të dhënat tuaja.
- Më pas, do t’ju duhet të zgjidhni fazën në të cilën jeni aktualisht, e cila mund të jetë: jam shtatzënë, jam prind (nënë ose babë) dhe jam duke provuar.
- Kurse më pas do të kaloni në seksionin “Data e pritur e lindjes”, ku do të tregoni nëse jeni prind për herë të parë duke përdorur butonin po ose jo dhe nëse jeni duke pritur binjakë përmes një opsioni tjetër po ose jo.
- Për të përfunduar këtë hap, sigurohuni që të shënoni kutitë duke rënë dakord me termat dhe kushtet, politikën e privatësisë dhe pranoni emailet nga Andrra.
- Më pas mund të zgjidhni të klikoni në butonin “Vazhdo” nëse e dini datën e lindjes, ose zgjidhni “Nuk e di datën e lindjes”. Krejt në fund do t’ju shfaqet një kalendar, përmes së cilit ju parashikoni se kur mund të lindni.