Gjatë shtatzënisë rekomandohet të fleni në krah, sepse garanton qarkullim të gjakut më të mirë për ju dhe fëmium tuaj. Ju mund të flini në shpinë në fillim të shtatzënisë, por posa shtatzënia juaj të zhvillohet, kjo mënyre e fjetjes mund të shkaktojë probleme. Fjetja në bark është në rregull për aq kohë sa është e rehatshme – por kjo nuk ka gjasa të zgjasë!
Fjetja në krah bën presionin më të vogël në venat e gjakut dhe organet e brendshme. Kjo mënyre e të fjeturit gjithashtu siguron rrjedhjen më të mirë të gjakut në mitër, që do të thotë se fëmija juaj do të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit. Qarkullimi i mirë ju ndihmon edhe në reduktimin e ënjtjeve të mundshme, venat e zgjeruara në këmbë dhe hemorroidet.
Unë nuk jam person që më flihet në krah. Si mund t’ja bëj?
Nëse jeni mësuar të flini në shpinë ose në bark, mund të përpiqeni të bëni kalimin në krah në fillim të shtatzënisë, që me pas më të lehtë këtë tranzicion. Por, perderisa të rritet barku më shumë, mund të:
- Përdorni jastëkë poshtë barkut, midis këmbëve dhe pas shpinës
- Mbështetuni pas një jastëku derisa jeni në krahë
- Shtrihuni në një pozitë gjysmë ulur, mbështetur në disa jastëkë, gjë që mund të jetë e dobishme nëse vuani nga aciditeti i shtuar
A është njëra anë e krahut më e mirë se tjetra për të fjetur gjatë shtatzënisë?
Disa mami do të sugjerojnë që të flini veçanërisht në anën tuaj të majtë, sepse mendohet se qarkullimi i gjakut është më e mirë në zemër, mitër, veshka dhe tek foshnja. Gjumi në anën tuaj të majtë gjithashtu mban presionin nga venat dhe arteria kryesure, e cila sjell gjak nga këmbët tuaja përsëri në zemrën tuaj dhe mban qarkullimin e gjakut në lëvizje.
Por nuk ka asnjë provë shkencore që e majta është më e mirë se e djathta. Pra, ndjehuni të lirë të zhvendoseni nga njëra anë në tjetrën.
A është i sigurtë gjumi në shpinë gjatë shtatzënisë?
Nëse zakonisht flini në shpinë, është e sigurtë nëse vazhdoni ta bëni këtë gjatë tremujorit të parë. Por ndërsa mitra juaj rëndohet rreth mesit të shtatzënisë, është më mirë të zgjidhni një pozitë tjetër.
Kjo për shkak se shtrirja në shpinë lejon mitrën tuaj në rritje të ngjesh venën inferior, e cila teorikisht mund të ndërhyjë në rrjedhën e gjakut dhe lëndëve ushqyese në placentë dhe në zhvillimin e foshnjës. Mund të rezultojë gjithashtu në ulje të rrjedhjes së gjakut për ju, gjë që mund të shkaktojë marramendje, gulçim ose rrahje të shpejtë të zemrës. Gjumi në shpinë mund të kontribuojë gjithashtu në problemet e qarkullimit të përmendura më sipër (venat me variçe, hemorroide, ënjtje) si dhe dhimbjet e muskujve, të cilat mund të rezultojnë në apnea të gjumit derisa shtoni peshë.
Mos u shqetësoni nëse flini në krahun tuaj dhe zgjoheni në shpinë. Kjo ndodhë gjatë gjithë kohës dhe nuk duhet të ketë ndonjë efekt serioz në shëndetin e foshnjës tuaj. Thjeshtë ndërroni pozitën tuaj dhe kthehuni në gjumë.
A është e sigurt gjumi në bark gjatë shtatzënisë?
Po. Gjinjtë e ndishëm dhe barku në rritje mund ta bëjnë të pakëndshëm gjumin në bark, por ju mund të flini ashtu për aq kohë sa ju përshtatet.
Nëse jeni mësuar të flini në bark dhe dëshironi të vazhdoni kështu, provoni të përdorni një jastëk në formë krosanti për të mbështetur barkun tuaj në rritje. Disa gra zbulojnë se kjo u lejon atyre të flenë rehat në bark deri në tremujorin e tretë.
Si të flemë gjatë shtatzënisë?
Edhe pasi të gjeni një pozitë të rehatshëm gjumi, një gjumë i mirë mund të jetë i vështirë për t’u bërë. Simptomat e shtatzënisë si nevoja e vazhdueshme për urinim, vjellje, thartirë dhe këmbët e enjtura mund ta bëjnë të vështirë gjumin e mirë. Por ka edhe shumë strategji të ndryshme të gjumit që vlenë të provoni.
Zvogëloni sasinë e kafeinës, pini më shumë lëngje në mëngjes dhe më pak gjatë natës, hani një “snack” të lehtë para gjumit dhe përdorni teknika relaksimi si joga, shtrirje dhe frymëmarrje të thellë. Vendosni një rutinë qetësuese para gjumit dhe përpiquni të shkoni në shtrat dhe të ngriheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Nëse asgjë nuk ju ndihmon, pyesni doktorin tuaj për ilaçet e sigurta të gjumit gjatë shtatzënisë.
—
BURIMET
Ekipi andrra është i përkushtuar të ju ofrojë informacionin më të dobishëm dhe të besueshëm të shtatzënisë dhe prindërimit. Kur krijojmë dhe përditësojmë përmbajtje, ne mbështetemi në burime të besueshme: organizata të respektuara shëndetësore, grupe profesionale të shëndetësisë, ekspertë të tjerë dhe studime të publikuara në revista të vlerësuara nga mjekë me renome. Ne besojmë se duhet të dini gjithmonë burimin e informacionit që po shihni.